75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 12 Mars 2026 / MSH1

Shqipëri: Esktradohet nga Spanja i dyshuari për vendosjen e eksplozivit në një veturë

Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, 48-vjeçari R.I., i cili dyshohet se kishte shpërthyer me eksploziv një veturë.

“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit R. I., 48 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë së ahtetit.

Sipas njoftimit policor, ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

“Shtetasi R. I. akuzohet se mbrëmjen e datës 29.06.2018, ka shpërthyer me eksploziv, automjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit F.T. dhe në përdorim të pronarit të lavazhit ku ndodhi shpërthimi, shtetasit T.T.

Si pasojë pati vetëm dëme materiale”, deklaron policia shqiptare.