Vjedhje e rëndë në Rahovec, hajnat marrin para dhe stoli ari nga një shtëpi
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Patoqan i Ulët të Rahovecit, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se të mërkurën, rreth orës 19:00, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një mashkulli, nga ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Policia ka bërë të ditur po ashtu se lidhur me rastin nuk ka ende të dyshuar të identifikuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./IndeksOnline/

