75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 12 Mars 2026 / AR

Xhensila ‘djeg’ rrjetin nga palestra, format e saj marrin gjithë vëmendjen

Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment nga rutina e saj e stërvitjes, duke treguar përkushtimin ndaj formës fizike.

Në postimin e fundit, këngëtarja shfaqet duke kryer ushtrime në palestër, e veshur me veshje sportive dhe në një ambient modern fitnesi, ku duket e fokusuar dhe në formë shumë të mirë fizike, shkruan Indeksonline.

Xhensila prej kohësh është shfaqur si një nga artistet shqiptare që i kushton rëndësi të veçantë aktivitetit fizik dhe mirëqenies.

Postime të tilla shpesh frymëzojnë fansat e saj të ndjekin një stil jetese më aktiv, ndërsa këngëtarja vazhdon të ndajë momente nga përditshmëria, përtej projekteve muzikore./Indeksonline/