75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 12 Mars 2026 / Z S

Haxhiu takon ambasadorin zviceran, theksohet bashkëpunimi Kosovë-Zvicër

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Gjatë bashkëbisedimit, thuhet se ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

“Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, shkroi Kuvendi i Kosovës përmes një postimi në Facebook./Indeksonline/