75 Mall Live Search
18:33 / E Enjte, 12 Mars 2026 / Z S

Tregu i Gjelbërt i Podujevës drejt përfundimit

Tregu i Gjelbërt i Podujevës drejt përfundimit.

Kështu ka njoftuar kreu i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi përmes një njoftimi për media.

Sipas Bulliqit, vlera e investimit kap vlerën prej 1,440,787.30 euro.

Postimi i plotë:

Punimet në Tregun e Gjelbër të qytetit po vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe projekti tashmë ka marrë pothuajse formën e tij të plotë. Aktualisht janë duke u zhvilluar fazat përfundimtare të punimeve për ta bërë këtë hapësirë funksionale sa më shpejt për qytetarët.

Tregu i Gjelbër do të ofrojë kushte më të mira për fermerët dhe një hapësirë më të rregulluar për qytetarët që furnizohen me produkte ushqimore, duke ndikuar njëkohësisht edhe në zhvillimin ekonomik lokal.

Ky projekt, me vlerë 1,440,787.30 euro, është bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal./Indeksonline/