Memorial për Rugovën në zemër të Prishtinës, firmoset kontrata për projektimin e parkut dhe bibliotekës
Park përkujtimor dhe bibliotekë presidenciale për Rugovën, Prishtina nënshkruan kontratën e projektimit
Kuvendi i Komunës së Prishtinës udhëhequr nga kryetari Përparim Rama ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për projektimin e parkut përkujtimor dhe bibliotekës presidenciale që do t’i kushtohen ish-presidentit Ibrahim Rugova, shkruan 0

Sipas njoftimit të bërë nga E-prokurimi, projekti do të realizohet në bazë të dizajnit të përzgjedhur nga një juri profesionale, pas shqyrtimit të aplikacioneve të dorëzuara nga operatorët ekonomikë në kuadër të konkursit të projektimit.
Vlera e parashikuar e kontratës në njoftim fillimisht ishte 698 mijë euro, ndërsa kontrata përfundimtare e finalizuar me kontratë është në vlerë prej 689 mijë euro.

Tenderin e ka fituar një grup i operatorëve ekonomikë i përbërë nga kompanitë FST Engineering SH.P.K., LSN+Partners SH.P.K., N.N.SH. Vizion Project dhe ALN Architekturbüro Leinhäupl + Neuber GmbH.

Parku përkujtimor dhe biblioteka presidenciale pritet të jenë hapësira që do të përkujtojnë jetën dhe veprën e ish-presidentit Rugova, një nga figurat kryesore të historisë politike të Kosovës./IndeksOnline/

