75 Mall Live Search
19:48 / E Enjte, 12 Mars 2026 / Z S

Ambasada e Kroacisë në Prishtinë organizoi ekspozitën fotografike “Miniaturat e Adriatikut” nga Tonçi Stančić

Ambasada e Republikës së Kroacisë në Prishtinë organizoi ekspozitën fotografike “Miniaturat e Adriatikut” të artistit kroat Tonçi Stančić në Galerinë “Hani i 2 Robertëve” në Prishtinë.

Ekspozita prezantoi një përzgjedhje të veçantë fotografish që pasqyronin bukurinë natyrore dhe detajet karakteristike të bregdetit Adriatik, të realizuara përmes objektivit artistik të Stančić. Përmes kompozimeve të ndjeshme vizuale, autori trajtoi dritën, horizontin dhe elementet tipike të peizazhit detar, duke krijuar një përvojë estetike për publikun artdashës.

Ngjarja ishte e hapur për publikun dhe mblodhi dashamirës të artit dhe fotografisë në një mbrëmje të veçantë kushtuar kulturës vizuale dhe bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

Tonçi Staničiq – fotograf dhe ish-diplomat kroat

Tonçi Staničiq ka lindur në vitin 1954 në Split. Ai përfundoi gjimnazin klasik dhe Fakultetin Juridik, ku më vonë punoi si pedagog në Katedrën e Shkencave të së Drejtës Penale. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin Juridik në Zagreb.

Gjatë viteve 1991–1992 u emërua zëvendëskryetar i Komisionit Shtetëror për shkëmbimin e të burgosurve dhe ishte negociatori kryesor për Kroacinë jugore.

Nga viti 1992 deri në pensionimin e tij në vitin 2019 punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë, ku mbajti disa poste të rëndësishme, përfshirë atë të zëvendësministrit dhe ambasadorit në Bullgari, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Rusi.

Përveç karrierës diplomatike, Staničiq merret me fotografi që nga rinia. Që nga viti 2008 ai ka realizuar disa ekspozita fotografike, ndër të cilat:

                •             2008 – “Rastësishëm…”

                •             2011 – “Një hap pas realitetit”

                •             2012 – Piktura të Hido Bishçeviçit dhe fotografi të Tonçi Staniçiqit

                •             2019 – Ekspozitë online në platformën Fotosofia

                •             2025 – “Bosnja dhe Hercegovina dhe histori të tjera”

Në vitin 2025 ai hapi faqen e tij fotografike në platformën Flickr, ku ka publikuar rreth 60 albume me mbi 4.700 fotografi.

Ekspozita “Miniatura të Adriatikut” përfshin një përzgjedhje fotografish nga albumi me të njëjtin titull në platformën Flickr, si dhe nga albumet “Abstraksione Detare”, “Pasdite e vonë” dhe të tjera. Përmes këtyre fotografive, autori synon të paraqesë motive të veçanta të Adriatikut dhe bregdetit kroat, duke i shndërruar ato në një shprehje artistike të fuqishme dhe domethënëse.