75 Mall Live Search
21:14 / E Enjte, 12 Mars 2026 / H F

Zhegrova baba për herë të parë, vjen reagimi i parë nga familja (Foto)

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është bërë baba për herë të parë, shkruan IndeksOnline.

Është nëna e tij, Sanije Zhegrova, e cila është shprehur e lumtur nga lindja e nipit.

Në një InstaStory, ajo publikoi një fotografi nga spitali dhe shprehu gëzimin e madh për ardhjen në jetë të foshnjës.

“Sot zemra ime u bë më e plotë se kurrë më parë. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë që tashmë e ndjej për këtë mrekulli të vogël”, ka shkruar ajo.