75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 12 Mars 2026 / Gj Sh

Agjentja e Haaland flet për interesimin e Barcelonës

Ditët e fundit ka pasur raportime se skuadra e Barcelonës ka shfaqur inetersim për transferimin e Erling Haaland.

Emri i sulmuesit norvegjez është përdor gjatë fushatës për zgjedhjen e Presidentit të ri të Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

Por agjentja e Haaland, ka mohuar këto spekulime duke treguar se nuk ka pasur asnjë kontakt mes dy paleve.

“Shpesh kam thënë se kemi shumë respekt dhe admirim për Barçën por nuk ka pasur asnjë kontakt.

Asnjë kontakt me Erling Haaland ose me menaxhmentin e Barcelonës, në lidhje me objektivat e mundshëm të transferimit”, ka deklaruar agjentja e sulmuesit norvegjez, Rafaela Pimenta,/IndeksOnline/