“Treshi-përsheshi” shihen sërish bashkë – por ja edhe kush po i shoqëron
Tre finalistët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Klodi, Elijona dhe Londrimi, janë parë sërish bashkë pas përfundimit të rrugëtimit të tyre televiziv.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elijona përmes një postimi në InstaStory, ku shihet se treshja po shijon kohën jashtë kamerave.
Megjithatë, ata nuk ishin vetëm; këtij ribashkimi i është bashkuar edhe ish-banorja e njohur, Alba Vukaj.


