75 Mall Live Search
11:29 / E Premte, 13 Mars 2026 / Z S

Publikohet klipi i “Nan”, kënga e Alis që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest

Kanali zyrtar i Eurovision Song Contest ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës “Nan”, interpretuar nga Alis, me të cilën Shqipëria do të përfaqësohet në edicionin e 70-të të festivalit më të madh të muzikës në Evropë.

Kënga “Nan” trajton një temë të ndjeshme dhe shumë aktuale për shqiptarët – plagën e migrimit. Përmes një rrëfimi emocional, kënga sjell ndjenjat e mallëngjimit, largimit dhe lidhjes së përhershme mes nënës dhe fëmijëve që largohen nga shtëpia për të ndërtuar jetën e tyre diku tjetër.

Kënga interpretohet në gjuhën shqipe dhe spikat për fuqinë vokale dhe emocionet artistike që sjell në skenë Alis.

Shqipëria do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj, ku do të garojë me 14 shtete të tjera për një vend në finalen e madhe që do të mbahet më 16 maj në Vjenë të Austria./Indeksonline/