75 Mall Live Search
16:55 / E Premte, 13 Mars 2026 / MSH1

Pastrohet deponia ilegale në “Muharrem Fejza”, Rama paralajmëron vendosjen e kamerave

Në kuadër të aksioneve për mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet, kryetari Përparim Rama ka njoftuar se është pastruar një deponi ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”.

Sipas tij, përveç largimit të mbeturinave, Komuna do të ndërmarrë edhe masa shtesë për të parandaluar krijimin e deponive të reja ilegale.

“Përveç pastrimit, së shpejti do të realizohet vendosja e kamerave në këto pika problematike dhe do të shqiptohen gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturina inerte në hapësira publike”, thuhet në njoftim.