75 Mall Live Search
17:43 / E Premte, 13 Mars 2026 / MSH1

13 të burgosur në Smrekonicë rehabilitohen për menaxhim të zemërimit

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kanë përfunduar me sukses programet rehabilituese për të burgosur “Menaxhimi i Zemërimit”, në të cilat kanë marrë pjesë 13 të burgosur.

Sipas Shërbimit Korrektues, programi është realizuar në përputhje me politikat rehabilituese, plan-programin institucional dhe standardet profesionale për trajtimin e të burgosurve.

Qëllimi i programit ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale të pjesëmarrësve, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme në situata të ndryshme jetësore.

“Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës në zhvillimin e programeve rehabilituese dhe në forcimin e qasjes profesionale dhe humane ndaj trajtimit të të burgosurve, me qëllim rehabilitimin e tyre dhe rritjen e sigurisë publike” thuhet në njoftimin e SHKK-së.