75 Mall Live Search
23:32 / E Premte, 13 Mars 2026 / Gj Sh

Douglas Luiz harron Alisha Lehmann, nis romancë me vajzën 19 vjeçare të legjendës së Arsenalit

Douglas Luiz, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale pas ndarjes nga futbollistja zvicerane Alisha Lehmann.

Mediat e ndryshme raportojnë se ai tashmë është në një romancë me 19-vjeçaren Duda Gaspar, vajzën e ish-futbollistit të Arsenalit, Edu Gaspar, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, Luiz dhe Duda e kanë bërë publike lidhjen e tyre gjatë kësaj jave në rrjetet sociale.

Çifti publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqen pranë njëri-tjetrit, dhe mesazhe të ëmbla.

Kjo romancë vjen vetëm pak kohë pasi mesfushori brazilian i dha fund lidhjes katërvjeçare me yllin e futbollit të femrave, Alisha Lehmann, e cila shpesh është cilësuar nga mediat si një nga futbollistet më tërheqëse në botë.

Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann

Duda Gaspar, e cila jeton në Londër, po ndërton gjithashtu karrierën e saj në botën e modës.

Modelja 19-vjeçare numëron mbi 57 mijë ndjekës në Instagram dhe bashkëpunon me agjencinë “Mega Model Diversity” në São Paulo./IndeksOnline/