Nuk ka fitues në “San Siro”, barazim mes Interit dhe Atalantës
Ka përfunduar ndeshja mes dy skuadrave “Zikaltër” të Serie A-së.
Interi, nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atalantës, duke i dhënë mundësi Milanit që të afrohet në garën për vend të parë.
Golat u realizuan nga Pio Esposito për Interin dhe Nikola Krstoviq për mysafirët.
Interi, mbetet në krye të Serie A me 68 pikë, ndërsa Atalanta po ashtu mbetet në pozitën e 7-të me 47 pikë./IndeksOnline/

