75 Mall Live Search
16:29 / E Diele, 15 Mars 2026 / AR

Martohen Diola Dosti e Erolld Belegu?

Diola Dosti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa foto të publikuara nga festa e 60-vjetorit të partnerit të saj, Erolldit.

Atmosfera festive dhe momentet e kapura në fotografi tregojnë një mbrëmje të veçantë mes muzikës e kitarës, shkruan Indeksonline.

Por ajo që bëri më shumë bujë ishte përshkrimi që shoqëronte postimin. Krahas fotove, Diola shkroi: “I said ‘yes’ 💍, se i dhe dritë shpirtit tim!”, duke lënë të kuptohet se çifti mund të ketë hedhur një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Mesazhi romantik dhe simboli i unazës kanë ngritur menjëherë dyshime te ndjekësit se mund të bëhet fjalë për martes.

Komentet urimi nuk kanë munguar, ndërsa fansat e çiftit janë kuriozë të mësojnë më shumë rreth këtij momenti të veçantë./Indeksonline/