Debat mes Mateos e Rogertit, ndërhyn Gimbo (video)
Rogerti dhe Mateo kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin teksa kanë qëndruar në oborr.
Por në këtë debat janë përfshirë Miri, situatë që solli ndërhyrjen e Gimbos.
Mateo ka risjellë në vëmendje familjarët që Rogerti i ka përmendur Selinit në shtëpi, teksa shtjellimin e situatave më pas i quajti viktimizim.
Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Rogerti, që me tone të ashpra iu përgjigj.
Mateo: Çfarë viktime bën ti i shkreti, i përmend të tjerëve familjen, ofendime, të gjitha.
Rogerti: Çfarë viktime bëra unë
Mateo: Ti i përmend Selinit nënë dhe baba, e më pas i thua më përmende familjen. E bëre viktimën me familjen.
Miri: Ku është viktimizimi këtu?
Rogerti: Dua ta kap në karrem. Viktimizim është ky. Do të dalësh tek gjërat personale. Për gjërat që ndjej unë. Ku është viktimizimi që më ka sharë gruan.
Mateo: Ku ke ndjenja ti. Ti i provokon të tjerët.

