75 Mall Live Search
19:09 / E Diele, 15 Mars 2026 / G T

Rilindja 1974 e prezanton trajnerin e ri pas largimit të Faruk Statovcit

KF Rilindja 1974 prezanton Granit Dervishollin si trajner të ri pas largimit të Faruk Statovcit

Klubi i njohur sportiv KF Rilindja 1974 ka arritur marrëveshjen me trajnerin Granit Dervisholli, i cili nga sot merr drejtimin e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan Indeksonline

Dervisholli vjen pas largimit të papritur të Faruk Statovcit, duke sjellë një frymë të re dhe energji pozitive në skuadër. Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, trajneri i ri synon të forcojë performancën e klubit dhe të realizojë objektivat sezonale.

“Klubi i uron mirëseardhjen Granit Dervishollit në familjen e KF Rilindja 1974 dhe i dëshiron shumë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët, duke shpresuar që bashkëpunimi të jetë i frytshëm dhe plot arritje”.