75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 15 Mars 2026 / F.R

Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të djeshëm për strukturat paralele: Ka nisur integrimi…

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar duke thënë se për një mandat Qeveria Kurti arriti të mbyllë strukturat paralele serbe.

Por, Kurti të shtunën njoftoi se Kosova njeh dokumentet e lëshuara për serbët pikërisht nga strukturat paralele serbe edhe për një kohë.

Sipas Zulfajt, tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në systemin e Republikës së Kosovës.

“Strukturat paralele të Serbisë që funksionuan për 20 vite në Kosovë, përfshirë 12 vite pas pavarësisë, u mbyllën në një mandat të Qeverisë Kurti. Tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës”.

“Ky proces fillon nga nesër përmes evidentimit drejt legalizimit dhe përfshirjes së plotë në sistemin legal të Kosovës. E ata që për 20 vite ruajtën status quo-në e strukturave paralele, le t’i ruajnë edhe statuset nga dje dhe sot. Do t’u duhen më vonë”, ka shkruar Zulfaj.