75 Mall Live Search
19:57 / E Diele, 15 Mars 2026 / G T

Como i Fabregasit e mposht Romën dhe rikthehet në top-4 në Serie A

Skuadra e Comos ka shënuar fitore të madhe 2:1 ndaj Romës në ndeshjen e javës së 29-të në Serie A.

Të parët në epërsi klauan mysafirët me anë të sulmuesit, Malen në minutën e 7’të, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, vendasit u treguan më të fortë – ku në minutën e 59’të, Douvikas shënoi për 1:1.

Punët më të lehtë vendasve ia bëri kartoni i kuq i Ëesley Franca në minutën e 65’të.

Dhe fitoren Comos ia siguroi goli i Diego Carlos në minutën e 79’të.

Me fitore, Como shkon në pozitën e 4-të me 54 pikë, kurse Roma në pozitën e 6-të me 51 pikë./Indeksonline/