WOW! Aktorja nga Kosova fiton një cmim Oscar
Një moment krenarie për shqiptarët në skenën më të madhe të kinematografisë botërore. Aktorja nga Kosova, Luana Bajrami, është ngjitur në skenën e 98th Academy Awards, duke qenë pjesë e ekipit fitues të një filmi me metrazh të shkurtër.
Filmi francez me metrazh të shkurtër Two People Exchanging Saliva ka fituar çmimin Oscar për Filmin më të Mirë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, duke sjellë edhe një moment historik për talentin shqiptar në industrinë ndërkombëtare të filmit.
Prania e Luana Bajramit në këtë sukses të madh është një tjetër dëshmi se artistët shqiptarë po arrijnë majat e kinemasë botërore./Indeksonline/
🎥 (Wait for it) And the Oscar goes to…two short films, “Two People Exchanging Saliva” & “the Singers”! I’m incredibly proud that French film Two People Exchanging Saliva feat. lead Kosovar Actress #LuanaBajrami takes home the #Oscar! Cc: @EdePoncins 🤝 pic.twitter.com/ORldMqFJRO
— Drilon S. Gashi (@DSGashiRKS) March 16, 2026

