12 aksidente me të lënduar gjatë 24-orëve në Kosovë, policia shqipton 1,896 gjoba
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut gjatë 24-orëve të fundit në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 12 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 22 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 1,896 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion.
Policia e Kosovës vazhdon të bëjë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor./IndeksOnline/

