Ambasada amerikane në Irak paralajmëron qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga rajoni – Indeksonline.net
75 Mall Live Search
Zgjidh gjuhën

Ambasada amerikane në Irak paralajmëron qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga rajoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.

Në një paralajmërim zyrtar, Ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen menjëherë nga vendi.

“Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në dritën e kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Paralajmërimi vjen në një moment kur Irani ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave amerikane në disa vende të rajonit.

Sipas raportimeve, SHBA-ja u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga shumë vende në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë,  autoritetet amerikane kanë urdhëruar gjithashtu punonjësit qeveritarë jo emergjentë dhe familjarët e tyre të largohen nga Omani.

Të fundit nga IndeksOnline