75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 16 Mars 2026 / AR

Tensionohet situata në “Oscar” mes Kylie dhe Timothee?

Një debat i i tensionuar ndodhi natën e mbrëmshme mes Timothee Chalamet me të dashurën e tij Kylie Jenner në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Edhe pse ky veprim bëri bujë, një lexues buzësh tregoi se çka u tha saktë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

30-vjeçari ishte një nga të preferuarit për çmimin e aktorit më të mirë për rolin në filmin “Marty Supreme”, filmi i Josh Safdie bazuar në jetën e një lojtari të vërtetë ping-pongu në Nju Jorkun e viteve 1950.

Chalamet dhe Jenner janë fotografuar gjatë monologut hapës të eventit, i cili u mbajt nga Conan O'Brien, i cili prezantoi Oscarët për herë të dytë.

Megjithatë, sjellja e tij çoi në një keqkuptim të opinionit publik rreth tij, me burime që i treguan ekskluzivisht Daily Mail për një fushatë ‘Stop Timmy’.

Ndërsa e mbante buzëqeshjen fort në vend, Chalamet i tha Jenner: “E urrej këtë”, dhe ajo u përgjigj: “Jemi mirë, në rregull?”, të cilës ai iu përgjigj: “Po”.

“Shpresoj kështu”, tha Jenner, me të cilën Chalamet është në lidhje prej tre vitesh dhe të cilën e falënderoi në skenë kur fitoi në “Golden Globes” dhe “Critics Choice Awards”.

‘Sonte – kam nevojë për një përqafim të madh’, tha Chalamet.

Chalamet dukej i zhgënjyer kur fituesi i çmimit për Aktorin më të Mirë të vitit 2025, Adrien Brody, lexoi emrin e Jordanit në vend të të tijit./Indeksonline/

Nata e ndarjes së çmimeve Oscar u shndërrua në një poshtërim brutal për Chalamet, i cili u tall vazhdimisht për shkak të ofendimit të tij ndaj “operës dhe baletit” dhe më pas humbi çmimin për aktorin më të mirë ndaj Michael B. Jordan për filmin “Mininers”.