Interesante! Pep Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes ndaj Real Madridit
Skuadra e Manchester Cityt nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit, e vlefshme për UEFA Champions League.
Sot, trajneri Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media, shkruan Indeksonline
Të gjithë u befasuan kur trajneri spanjoll u tregoi gazetarëve që futbollistët e tij s’do dalin në stërvitje sot.
“Është një ndeshje futbolli dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Nuk kemi një plan, por do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodh.
“Është e rëndësishme se çfarë beson brenda vetes. Nuk ka asnjë ekip që fiton çdo ndeshje. Duhet ta pranojmë këtë. A është dështim? Jo, Real Madridi ka fituar 15 tituj të Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë që Real Madridi ka shënuar fitore 3:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë, kurse nesër nga ora 21:00 zhvillohet ajo e kthimit./Indeksonline/

