Greta: Babai nuk donte që unë të isha në botën e medias
Greta Kazazi ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ku rrëfeu vështirësitë rreth jetës së saj private.
Gjatë intervistës Greta ka treguar se gjatë kohës që ajo ishte aktive në konkurset e bukurisë, babai i saj nuk i ka folur për dy muajsh, pasi ai ishte kundër ekspozimit të saj në botën e medias.
“Babi nuk ka pranuar që unë të isha në botën e medias dhe nuk kam folur për dy muaj me të. Unë isha në Turqi duke marrë pjesë në konkurs dhe ai nuk më hapte telefonin”, tha Greta.
Gjithashtu mes lotësh Greta foli edhe për mamanë e saj, për të cilën rrëfeu se ka patur probleme shëndetësore. Ajo shprehu se mamanë e ka pikë të dobët
“Një moment tjetër i vështirë ka qenë gjendja mami. Nuk ka qenë mirë me shëndetin dhe e kam përjetuar disi. Ka pasur disa probleme shëndetësore dhe tani është me kontrolle. Unë mamin e kam pikë të dobët”, përfundoi Greta.

