75 Mall Live Search
21:33 / E Hënë, 16 Mars 2026 / B XH

Digjitalizimi i kadastrit po lehtëson punën në Prishtinë, Begolli i bashkohet kampanjës “KADASTRI DIGIT-ALL”

Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli i është bashkuar kampanjës së Agjencia Kadastrale e Kosovës “KADASTRI DIGIT-ALL”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begolli vlerëson se digjitalizimi i plotë i proceseve në kadastër ka lehtësuar ndjeshëm punën edhe për institucionet në kryeqytet, duke e bërë ofrimin e shërbimeve më të shpejtë dhe më efikas për qytetarët.

Ai vlerëson se kalimi në një sistem 100 për qind digjital ka rritur gjithashtu sigurinë dhe transparencën në trajtimin e dokumenteve dhe procedurave kadastrale. /IndeksOnline/

Postimi: