75 Mall Live Search
16:59 / E Martë, 17 Mars 2026 / Gj Sh

ShBA po bëhet gati për Kupën e Botës, Pochettino publikon listën për ndeshjet ndaj Belgjikës dhe Portugalisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë njëra nga organizatorët e Kupës së Botës, derisa tashmë kanë filluar përgatitjet finale.

Trajneri i ShBA-së, Mauricio Pochettino ka bërë publike listën m,e futbollistët e ftuar për dy ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji, ndaj Belgjikës dhe Portugalisë, shkruan IndeksOnline.

Një kombinim mes futbollistëve që luajnë në kampionatet më të forta evropiane dhe atyre që janë pjesë e MLS-së, e bën një list të fortë për ShBA-të.

Sulmi është pika më e fortë, me Folarin Balogun. Christian Pulisic e Tim Weah, duke përfshirë edhe mesfushorët, Weston McKennie, Jonny Cardoso, e Malik Tillman.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me datë 28 mars përballen me Belgjikën, derisa me 1 prill luajnë ndaj Portugalisë./IndeksOnline/