75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / KV

Rasti “Banjska”/ Nën masa të rrepta sigurie të akuzuarit dalin para drejtësisë

Sapo ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq janë paraqitur para trupit gjykues, ndërsa gjatë seancës së sotme fjala i takon mbrojtjes së Maksimoviqit.

Ata përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën disa zyrtarë të tjerë policorë.