75 Mall Live Search
19:13 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / AR

Superylli Toni Braxton i beson sërish Lia Stubllës, trondit skenën me stilin unik

Stilistja shqiptare Lia Stublla vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare të modës.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një moment nga performanca e ikonës së muzikës Toni Braxton, ku këngëtarja shfaqet e veshur me një veshje të krijuar enkas për të, shkruan Indeksonline.

Në imazhin e publikuar, Toni Braxton performon në skenë e veshur me një fustan të kuq elegant, i cili thekson stilin karakteristik të dizajneve të Stublla-s.

Edhe balerinat që e shoqërojnë janë të veshura në të njëjtën linjë estetike, duke krijuar një paraqitje të koordinuar dhe mbresëlënëse.

“Toni Braxton has chosen LS once again for her tour”, ka shkruar stilistja krahas postimit, duke konfirmuar vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi të suksesshëm.

Ky sukses përforcon edhe më shumë pozitën e stilistes shqiptare në industrinë globale të modës./Indeksonline/