Kurti e quan “provokim” “fluturimin” e parashutistëve serbë pranë Kosovës, i lajmëron ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur provokim ” fluturimin” e parashutistëve serbë pranë kufirit me Kosovën.
Kurti nga përurimi i segmentit të rrugës Prishtinë-Vushtrri ka thënë se për këtë i ka shkruar edhe faktorit ndërkombëtar.
“Nga kjo pafuqi e tyre që të bëjnë diçka brenda Kosova paskan shkuar aty rrotull kufirit dhe përpiqen të demonstrojnë forcën”, ka thënë ndër të tjera ai.
Kryeministri thotë se kufiri ynë është i mbrojtur nga FSK-ja, Policia e Kosovës, AKI-ja dhe partnerët ndërkombëtarë.
Një ditë më parë IndeksOnline ka raportuar gjatë gjithë ditës së djeshme për provokimet e serbëve buzë kufirit.

