75 Mall Live Search
16:06 / E Enjte, 19 Mars 2026 / A

Ky është identiteti i personit që vdiq pas aksidentit në Prizren

Raportohet se një 29 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren.

Bëhet fjalë për E. Ademaj. Nga ky aksident të përfshira ishin një motoçikletë, një veturë dhe një kamion.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Ndërsa, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

foto: prizrenpress.