Goditet për vdekje një person në Pestovë
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Një person është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje.
Policia gjendet tashmë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
IndeksOnline është duke pritur përgjigje nga policia e Kosovës në lidhje me ngjarjen e rëndë.

