Policia jep detaje nga rasti ku një person humbi jetën në Pestovë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Një person është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje.
Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës nga ky aksident trafiku ka humbur jetën një 27 vjeçar.
Njoftimi i plotë:
Sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore.
Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

