75 Mall Live Search
21:54 / E Premte, 20 Mars 2026 / Gj Sh

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për kualifikim në Kupën e Botës, ndaj Polonisë.

Por tashmë është zyrtarizuar se Ernest Muçi ka marr ftestë nga tekniku brazilian, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka konfirmuar skuadra turke, Trabzonspor.

Muçi ka 16 paraqitje me kombëtaren e Shqipërisë, në të cilat ka shënuar edhe tre gola.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në Varshavë./IndeksOnline/