75 Mall Live Search
22:58 / E Premte, 20 Mars 2026 / Gj Sh

”Dramë” në ndeshjen Bournemouth – Manchester United por pa fitues

Java e 31-të e Premierligës angleze ka nisur me një ndeshje spektakolare.

Plot katër gola u shënuan në ndeshjen Bournemouth – manchester United, por në fund rezultati ishte i barabartë, 2-2, shkruan IndkesOnline.

Bruno Fernandes e kaloi United në epërsi, pasi u tregua i sakt nga pika e bardhë, në minutën e 61-të.

Pas pesë minutave, Rayan Christie bat=razoi shifrat në 1-1.

Një autogol nga James Hill, riktheu epërsinë e ”Djajve të kuq”, në minutën e 76-të.

”Drama” vazhdoi, ku Harry Maguire shkaktoi penallti dhe u ndeshkua me karton të kuq, derisa Bounemouth barazoi përsëri rezultatin, pasi Eli Kroupi u tregua i sakt nga penalltia.

Ky barazim nuk i konvenon Manchester United, pasi renditet në vendin e tretë në tabelë, me 55 pikë, derisa Bournemouth me 42 pikë, renditet në vendin e 10-të./IndeksOnline/