75 Mall Live Search
19:35 / E Shtunë, 21 Mars 2026 / MSH1

Një selfie me afrikanët, ky është pejani i arrestuar për transport ilegal

Një person është arrestuar të mërkurën në Pejë, pasi dyshohet se po kontrabandonte emigrantë.

Sipas njoftimit të policisë, një njësi patrulluese ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, i cili drejtohej nga një mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të realizuar në automjet, zyrtarët policorë kanë hasur katër pasagjerë, të cilët dyshohet se janë shtetas të huaj.

IndeksOnline raporton se personi në fjalë është Muhamet Nikqi.

Me vendim të prokurorit, Nikqi u ndal për 48 orë, teksa pak kohë para arrestimit, ai kishte publikuar edhe foto me afrikanë të transportuar ilegalisht./IndeksOnline/