Bashkëpunim bombë,Oriola zbulon surprizën me Fifin
Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit, ku shfaqet përkrah këngëtares Fifi.
Në fotografinë e publikuar, dyshja duken mjaft të afërta dhe plot energji, duke ngritur menjëherë dyshime për një bashkëpunim të mundshëm muzikor, shkruan Indeksonline.
Ajo që e bëri edhe më interesante postimin ishte përshkrimi i Oriolës, e cila shkroi: “Kush po e pret këngën tonë?”, duke nxitur reagime të shumta nga fansat.
Edhe pse ende nuk ka detaje zyrtare për këngën, duket se bashkëpunimi mes tyre është në rrugë e sipër.
Mbetet për t’u parë nëse kjo dyshe do të sjellë një hit të ri, por pritshmëritë tashmë janë të larta./Indeksonline/


