75 Mall Live Search
20:50 / E Diele, 22 Mars 2026 / F.R

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Podujevë, ka edhe të plagosur – FIT në vendngjarje

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Majac të Podujevë.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se një mashkull është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua dyshohet se ka mbetur e plagosur.

Sipas të njëjtave burime, e dyshuara pas aktit ka kërcënuar me vetëvrasje, ndërkohë që në vendin e ngjarjes pritet ndërhyrja e Njësisë Speciale (FIT).

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.