75 Mall Live Search
18:40 / E Hënë, 23 Mars 2026 / B XH

Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë.

Në aksident është përfshirë një motorist i Wolt-it, i cili ka goditur një grua derisa ajo po kalonte në zebra.

IndeksOnline mëson se e lënduara është dërguar me ambulancë në spital.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet motori i Wolt-it i ndaluar në zebra, ndërsa aty ka arritur edhe policia e cila po merret me rastin. /IndeksOnline/