Ky është i dyshuari qe e plagosi Inspektorin e IPK-së të ‘Rruga B’
Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B” në Prishtinë.
IndeksOnlinë mëson se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri.
Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është Agon Dulla.
Mësohet se plagosja ka ndodhur për shkak të disa kamerave te një lokali në ‘Rrugën B’.
Në lidhje me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës.
“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti. /IndeksOnline/

