Trump viziton shtëpinë legjendare të Elvis Presleyt
Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar Graceland, rezidencën ikonike të legjendës së muzikës Elvis Presley, shkruan IndeksOnline.

Vizita është cilësuar si “legjendare”, ndërsa nga kjo ngjarje janë publikuar edhe disa fotografi në rrjetet sociale, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Graceland konsiderohet një nga destinacionet më të njohura turistike në Shtetet e Bashkuara, duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit, falë trashëgimisë së Elvis Presley./IndeksOnline/

