75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 24 Mars 2026 / Z S

Raketat iraniane godasin Tel- Avivin, ndërtesa të dëmtuara dhe 6 persona të plagosur

Ndërtesa janë dëmtuar dhe disa makina janë përfshirë nga flakët në Tel- Aviv të Izraelit, pas një sulmi me raketa nga Irani të martën në mëngjes.

Ka pasur të paktën katër vende të cilat janë goditur në Tel-Aviv, me gjashtë persona të raportuar të plagosur deri tani, sipas shërbimit të emergjencës së Izraelit, Magen David Adom.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren në disa nga vendet e goditjes, tha policia.

Video nga një prej skenave, tregon tym të zi që ngrihet ndërsa një zjarr është i ndezur pranë një ndërtese, që duket e dëmtuar rëndë. Fasada e disa kateve të ndërtesës është shembur, ndërsa mbeturinat janë shpërndarë në tokë.

Ushtria izraelite kishte paralajmëruar më herët të martën për lëshime raketash nga Irani, ndërsa policia tha se ekspertët e çmontimit të bombave janë dërguar për t’u marrë me eksplozivët e rënë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit gjithashtu thanë se po reagonin në “disa zona në Izraelin qendror” ku janë raportuar goditje.