75 Mall Live Search
14:39 / E Martë, 24 Mars 2026 / G T

Florent Hadergjonaj: Është ndeshje historike për të gjithë ne…!

Kombëtarja e Kosovës sot mbajti seancën e radhës stërvitore para ndeshjes jetike ndaj Sllovakisë.

Florent Hadergjonaj foli për kamerat e FFK-së dhe tha se kjo ndeshje është historike për të gjithë lojtarët, shkruan Indeksonline

“E kemi atmosferën fantastike në ekip. E kam thënë edhe më parë që kjo ndeshje, jo vetëm për mua por për të gjithë lojtarët, është historike që të arrijmë finalen dhe të shkojmë në Botëror”, u shpreh Hadergjonaj

Mbrojtësi vjen me një formë të jashtëzakonshme nga Superliga e Turqisë.

31-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tetë asiste brenda këtij edicioni me fanellën e Alanyasporit./Indeksonline/