75 Mall Live Search
20:14 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / S Z

26-vjeçari kosovar në Zvicër kërcënon ish-partnerën me vdekje, ndërhyn policia

Policia kantonale e Thurgaut në Zvicer ka arrestuar të martën në mbrëmje në Frauenfeld një 26-vjeçar, pasi kërcënoi ish-partneren e tij me vdekje.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë Kantonale të Thurgaut, i riu të martën i kishte dërguar ish-partneres mesazhe me kërcënime për vdekje.

Specialistët e Policisë Kantonale të Thurgaut arritën ta arrestojnë 26-vjeçarin kosovar pak para mesnatës në Frauenfeld.

Arsyet e ngjarjes ende nuk janë të qarta dhe janë pjesë e hetimeve të Policisë Kantonale të Thurgaut.

Prokuroria ka hapur një hetim penal./Shutterstock.com/