75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / G T

Yll Gashi vendimtar për Gjermaninë U19, talenti shqiptar shkëlqen në kualifikimet për Evropian

Talenti shqiptar i Bayern Munichut, Yll Gashi, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Gjermanisë U19 ndaj Bosnjë-Hercegovinës, në kuadër të Grupit 4 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Uells.

Gjermania triumfoi me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të grupit, ndërsa ishte pikërisht Gashi ai që vulosi fitoren me golin e realizuar në minutën e 56-të. Performanca e tij ishte vendimtare për tri pikët e para të ekipit gjerman në këtë fazë kualifikuese.

Pas kësaj fitoreje, Gjermania dhe Austria kryesojnë grupin me nga tri pikë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Izraeli mbeten pa pikë në dy pozitat e fundit./Indeksonline/