Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se përkojnë me luftën në Kosovë
Dje në Rahovec janë zhvilluar disa gërmime, ku u gjeten mbetje eshtërore.
Në raportin policor bëhet e ditur se eshtrat dyshohet se i përkasin së paku një individi, shkruan IndeksOnline.
Mbetjet mortore dyshohet të jenë të personave që figurojnë në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore” thuhet në njoftim të policisë.

