Selvija kujton Shpatin me fjalë prekëse: “Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin BOTA ishe vetëm TI!”
Selvija kujton Shpatin me fjalë thellësisht prekëse, duke rikthyer edhe një herë dhimbjen dhe mallin që ka lënë pas vdekjes së tij.
Në një dedikim emocional, ajo shkroi: “Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin BOTA ishe vetëm TI!”, duke treguar se përtej famës dhe suksesit, ai ishte mbi të gjitha një baba i shkëlqyer, shkruan Indeksonline.
Selvija thekson se mungesa e Shpatit ndihet çdo ditë e më shumë, në çdo hap, në çdo kujtim dhe në çdo moment të jetës së tyre.
Ajo e përshkruan atë jo vetëm si një figurë të dashur për publikun, por si shtyllën kryesore të familjes, një njeri që i dha kuptim jetës së tyre me dashurinë dhe përkushtimin e tij.
“Na mungon çdo sekondë”, përfundoi ajo duke treguar që dhimbja nuk po shërohet asnjë moment./Indeksonline/


