Zyrtare: Kapiteni Skriniar mungon ndaj Kosovës
Kapiteni i Kombëtares së Sllovakisë, Milan Skriniar, mungon në ndeshjen ndaj Kosovës.
Trajneri, Francesco Calzona ka publikuar listën e plotë të futbollistëve për ndeshjen ndaj “dardanëve”, shkruan Indeksonline
Në listën përfundimtare shihet mungesa e emrit të kapitenit, Milan Skriniar.
Skriniar ishte i lënduar, por vendosi të udhëtonte me ekipin për ndeshjen e “play-off”-it të Kupës së Botës 2026.
Kujtojmë se ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45./Indeksonline/

