Arrestohet një 32-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për grabitje
Një person është arrestuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, nën dyshimin për përfshirje në një rast grabitjeje të ndodhur në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, falë reagimit të shpejtë të hetuesve dhe angazhimit intensiv në terren, është arritur identifikimi dhe kapja e të dyshuarit.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është: A.G., mashkull, 32 vjeç.
Pas arrestimit, autoritetet kanë vepruar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, duke ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarit./IndeksOnline/

